Atletico kalon Realin, ka vlerë më të madhe të futbollistëve

17:29 | 15 Gusht 2018
Arbresh.info

Sot në mbrëmje do të zhvillohet finalja e Superkupës së Europës midis dy skuadrave të Madridit, Ateltikos dhe realit të Madridit.

Ndërkohë në statistikat që janë matur përpara kësaj sfide është edhe vlefshmëria e skuadrave. Për herë të parë në histori, skuadra e Diego Simeones është më e shtrenjtë se skuadra e Realit të Madridit.

Nëse kthehemi nëntë sezone më parë, klubi i Ateltikos vlente vetëm 205.8 milionë euro, ndërsa Reali 487 milionë euro.

Ndërsa vitin e kaluar skuadra e Simeones vlente 740.3 milionë euro ndërsa skuadra e Zidanit plot 941.8 milionë euro. Por këtë vit gjërat kanë ndryshuar.

Reali ka humbur Kristiano ronaldon ndërsa te Atletiko kanë ardhur lojtarë si Lemar apo Diego Kosta, por nuk duhet harruar as vlera e shtuar e Antuan Grizman.

Kësht vlera e skuadrës së drejtuar nga Simeone ështe 858 milionë euro ndërsa ajo e Lopeteguit vetëm 775.7 milionë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme