Izraeli rihap pikë kalimin kufitar me Gazën

16:34 | 15 Gusht 2018
Arbresh.info

Izraeli ka rihapur sërish pikë kalimin kufitar për mallra me Gazën, duke thënë se është përgjigje ndaj një periudhe të qetësisë relative.

Kamionët që bartin karburant dhe mallra komerciale kanë kaluar përmes Kerem Shalom pas disa javëve të ndalimit, transmeton portali arbresh.info.

Zona e peshkimit jashtë brigjeve të Gazës u rivendos gjithashtu në 17 km (nëntë milje detare), duke u reduktuar në 6 km.

Kerem Shalom ishte i mbyllur për të gjitha, përveç dërgesat humanitare si hakmarrje ndaj fluturakeve të ndezshme dhe balonave nga palestinezët.

Grupet e të drejtave të njeriut thanë se masa ishte një dënim i paligjshëm kolektiv.

Kerem Shalom është litar shpëtimi kryesor për dy milionë njerëz që jetojnë në Gaza, dhe ekonomia e territorit është pothuajse tërësisht e varur nga ajo./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme