Klubet në Premierë Ligë mund të rikthejnë sistemin e mëparshëm të merkatos së transferimeve duke filluar nga vitit i ardhshëm.
Sipas raporteve nga mediat në Angli, të paktën dy klube kanë votuar për ndryshim për shkak se besojnë që duhet të rikthehet afati kalimtar deri më 31 gusht, transmeton portali arbresh.info.
Shumë agjentë besojnë gjithashtu se kjo ka qenë një disavantazh i madh për futbollin anglez në krahasim me ligat tjera madhështore si Spanja, Franca, Gjermania dhe Italia që mund të blejnë ende lojtar nga klubet në Premierë Ligë.
Drejtorët e Premierë Ligës do të diskutojnë rreth merkatos në takimin e tyre të ardhshëm mujor, por nevojitet një klub që të shtroj propozimin për ndryshim dhe rikthim në sistemin e vjetër.
Pas kësaj, kërkohet vota e 14 klubeve për rikthim në sistemin e vjetër./arbresh.info/
OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim
Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Kosova...
Ndahet nga jeta ish-kryeministri indian Manmohan Singh
Manchester United vazhdon me seri negative, mposhtet edhe ng...
Osmani dhe Hovenieri bëjnë homazhe tek shtatorja e president...
Kurti dhe Nagavci takuan studentët përfitues të bursave nga ...