Mjekët privat specialistë i kanë dërguar një letër të hapur kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev.
Në letër thuhet se në panel-diskutimin e organizuar nga Asociacioni i Specialistëve, si dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria më 11 qershor 2018, ju është premtuar se nga qershori do t’ju paguhen pagat edhe atyre që janë paraqitur në konkurs në janar të këtij viti.
Në letrën publike specialistët thonë se të njëjtin premtim e kanë marrë edhe nga ana e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën për shtyp të mbajtur në maj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Atëherë ministri i Shëndetësisë tha: Ju jeni pjesa kreative e shoqërisë sonë, ju patjetër duhet që të ngeleni në këtë vend, ju jeni ardhmëria e shëndetësisë dhe mjekësisë sonë. Nga korriku do të paguhet rroga e majit, ashtu siç marrin edhe specializantët tjerë, ndërkaq plotësisht punojmë në zgjidhjen e problemit tuaj”, thuhet në letër.
Ata thonë se procesi ende nuk është as në fillim dhe se nuk kanë parë asnjë rrogë.
Së bashku me letrën e hapur, mjekët privat specialist kanë dërguar edhe listë me nënshkrime të mjekëve të papaguar.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...