Topi për ndeshjet e UEFA Ligës së Kampionëve ka marrë një pamje të re për sezonin e ardhshëm 2018/19.
Kompania Adidas ka prezantuar topin që do të shfrytëzohet për sezonin e ardhshëm dhe dizajni i tij me panele të dallueshme të yjeve nuk ka ndryshuar, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, ndryshe nga ngjyra bardhë dhe zi e shfrytëzuar deri tani, këtë vit topi posedon panele të mëdha me ngjyrë blu dhe yje të bardhë.
Adidas, që ka dizajnuar topin e Ligës së Kampionëve që nga viti 2001, ka prezantuar një pamje të re për sezonin e 17-të.
Ngjyra blu është e njëjtë e shfrytëzuar te logojo e Ligës së Kampionëve, ndërsa yjet janë krijuar me një material më ndriçues sesa panelet mat gjashtëkëndore./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...