Faton Kurti, Kryetar i Partisë Republikane të Kosovës, përmes një postimi në facebook, ka publikuar një hulumtimi, ku sipas tij është plani i madh për grabitjen e pasurive marramendëse nëntokësore nga tokat shqiptare.
“Sipas një hulumtimi të ekspertëve ndërkombëtarë Kosova është bekuar me rezervat më të mëdha të Energjisë në Evropë të cilat janë të përbëra nga mineralet, metalet dhe lëndë djegëse – nga ari, argjendi, plumbi e zinku, qymyri e derite Uraniumi, por nga vetë institucionet e Kosovës, hulumtimet janë thuajse të papërfillshme”, shkruan Kurti.
Ky është postimi i plotë:
Sipas një hulumtimi të ekspertëve ndërkombëtarë Kosova është bekuar me rezervat më të mëdha të Energjisë në Evropë të cilat janë të përbëra nga mineralet, metalet dhe lëndë djegëse – nga ari, argjendi, plumbi e zinku, qymyri e derite Uraniumi, por nga vetë institucionet e Kosovës, hulumtimet janë thuajse të papërfillshme.
• Burimet rendisin që nga metali i LIGNITIT dhe shumë lloje mineralesh të tjera t? vlefshme dhe Metale për teknologjitë e reja.
• Në rajonin e Gjakovës ndodhen rezeva të mëdha të Kromit. Bakri dhe Mangami mund të gjendet përgjatë tërë Bjeshkëve të Namuna.
• Në rajonin e Golevcit dhe Deçanit gjinden rezerva të mëdha të Magnezit në këtë rajon mund të nxirren më shumë se 425 mijë ton Alumin.
Flitet për një vlerë prej më shumë se 1000 miliard dollaresh.
Teksa propaganda politike e ditës thur të njëjtën muzikë boshe për veshët e qytetarëve të Kosovës media serbe i reklamon këto pasuri edhe si të vetat duke e lënë mënjanë këngën e luftës e duke ia filluar prapë asaj të vllaznim-bashkimit kinse sipas tyre shqiptarët dhe serbët nuk kanë pse të bëjnë më luftë pasi ata zotërojnë së bashku pasuri marramendëse.
Deri kur do ti lejojmë këta politikanë të na përzënë nga trojet tona të pasura duke na dënuar me një jetë shërbëtorësh në Europë dhe gjetiu, kur mund të jetonim shumë mirë dhe ta bënim shtetin tonë një vend jo vetëm të aftë të ushqejë dhe ti japë bukë popullsisë së vet por edhe ti lejojë ata të jetojnë një jetë dinjitoze në atdheun e tyre.
Në shekullin e fundit Serbia sërish bëri luftra dhe dëboi me mijëra shqiptarë nga këto troje të pasura.
Por e tërë lufta dhe masakrat nuk i funksionuan por përkundrazi kjo ia solli lirinë Kosovës.
Sot Kosova është një shtet Sovran – por çuditërisht 20 vite pas lufte nuk ekziston asnjë prirje dhe as projekt serioz që këto pasuri të hulumtohen dhe të shfrytëzohen për të zhvilluar ekonominë dhe nënpunësimin e popullit shqiptar. Kujt po i konvenon kjo?
Tani armiqtë dhe disa nga “miqtë” tanë duan të gjejnë një mundësi tjetër dhe pa andrallat e luftës që ti fusin duart në këto pasuri marramendëse.
Tashmë ka filluar një fazë e re e kolonializimit të trojeve Shqiptare e cila si duket se ngadalë – ngadalë po i realizon aspiratat e mentalitetin kolonialist t ë fqinjëve tanë për të gllabëruar trojet shqiptare me një pasuri marramendëse prej më shumë se 1000 miliard dollarë.
Ky kolonializim është duke u bërë realitet nga armiqtë edhe me ndihmën e politikanëve tanë të korruptuar dhe servilë. Ekzistojnë disa të dhëna të cilat po të lexohen mirë na bëhet e qartë se nuk janë të rastësishme por pjesë integrale e një axhende të mirëdetajuar për shpopullimin nga shqiptarët dhe zotërimin e pasurive të tokave shqiptare nga kolonizatorët “miq” dhe armiq.
ImageFOTO GALERI
Koncepti i rikolonializimit të trojeve Shqiptare duke lexuar realitetin na paraqitet si më poshtë:
• Paraqitja e trojeve Shqiptare, totalisht të pa vlera si një vend i cili nuk është në gjendje as të ushqejë popullatën e vet.
• Duke i ofruar popullatës zero mirëqenie sociale dhe shëndetësi.
• Me një shkollim jo cilësor dhe duke shpërndarë Diploma Akademike pa asnjë vlerë në mënyrë që paria e korruptuar të mos ketë konkurencë nga një elitë e re inteletualësh që t’ju rrezikojë karriget.
• Përhapja e pakënaqësisë, neglizhencës dhe indiferencës ndaj kombit dhe vatanit.
• Mos liberalizimi i shpejtë i vizave duke përdorur si një instrument presioni – që kur liberalizimi të ndodhë, të shoqërohet nga fenomeni i një largimi më masiv të shqiptarëve nga trojet e veta.
• Faza e fundit është marrja e territorit Shqiptar dhe pasurive të saj marramendëse pa asnjë luftë dhe mbase falas duke shfytëzuar emigrimin masiv të shqiptarëve.
Për këtë arsye i bëj thirrje popullit Shqiptar, të jemi më vigjilentë dhe ti luftojmë armiqtë me maska të brendshme dhe të jashtme, të cilët kanë vetëm një synim, largimin tonë masiv nga trojet tona që ta kenë kështu krejt të lehtë të fusin duart në pasurinë tonë marramendëse prej më shumë se 1000 miliard dollarë e cila na është falur nga Zoti që ta shfrytëzojmë për shtetndërtimin dhe mirëqenie sociale dhe tua trashëgojmë gjeneratave që do të vijnë më pas
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...