Google ADS

Pas shtimit të numrit të policisë serbe në Preshevë, amerikanët vizitojnë kryetarin e Bujanocit

12:27 | 15 Gusht 2018
Arbresh.info

Kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi ka pritur në takim sekretarin e dytë të Ambasadës së SHBA-së në Beograd, Adam Schick. Në këtë takim është diskutuar për gjendjen e përgjithshme politike në Luginë të Preshevës.

“Takim pune me Sekretarin e dytë të Ambasadës së SHBA-së në Beograd, Adam Schick, me të cilin u diskutua për gjendjen e përgjithshme politike në Luginë të Preshevës.

Në mes tjerash, u diskutua edhe për stagnimin e integrimit të shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore dhe mungesën e vullnetit politik të të gjitha qeverive nga Beogradi për të zgjidhur problemet esenciale të cilat pengojnë zhvillimin e një jete normale të qytetarëve të Luginës së Preshevës. Kjo qasje e Beogradit ka dëshmuar dhe vazhdon të dëshmoj se shqiptarët e Luginës së Preshevës trajtohen si element i padëshirueshëm.

Sekretari Schick u njoftua se shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk mund të pajtohen me statusin e qytetarit të rendit të dytë, prandaj edhe presin që në zhvillimet e reja në Bruksel, problemet e tyre të diskutohen dhe zgjidhen në tërësi” shkruan Kamberi pas takimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme