Google ADS

Man Utd në mungesë të gjashtë yjeve në ndeshjen e ardhshme

11:41 | 15 Gusht 2018
Arbresh Info

Manchester United do të jetë në mungesë të gjashtë lojtarëve për ndeshjen e tyre kundër Brightonit këtë vikend.

“Djajtë e Kuq” nisën sezonin e tyre në Premierë Ligë me një fitore të premten e kaluar me rezultat 2 me 1 kundër Leicester Cityt, transmeton portali arbresh.info.

Por, ata do të jenë në mungesë të gjashtë yjeve të dielën kundër Brightonit, sipas Jose Mourinhos.

Sergio Romero, Antonio Valencia, Diogo Dalot, Marcos Rojo, Ander Herrera dhe Nemanja Matic nuk janë të gatshëm sipas trajnerit portugezit.

“Mendoj se do të kemi lojtarët e njëjtë [ashtu si kundër Leicesterit]”, ka thënë Mourinho. “Mendoj se lojtarët e lënduar nuk do të rikthehen kundër Brightonit”

“Nga ata që kemi janë Paul Pogba me nëntë ditë stërvitje, Rashford me 11 ditë stërvitje, Fellaini me nëntë ditë stërvitje dhe sigurisht ata do të jenë në gjendje më të mirë”

“Normalisht, këta djelmosha që [kundër Leicesterit] ishin në një situatë të vështirë do të jenë të gatshëm për të dhënë më shumë [kundër Brightonit] – më shumë nga Lukaku, më shumë nga Rashford, ndoshta Ligard rikthehet dhe do të kemi më shumë edhe nga Fellaini”

“Mendoj që është normale të kemi më shumë”

Paul Pogba shënoi gol nga penaltia, ndërsa Luke Shaw shënoi vonë për 2 me 1 golin e fitores ndaj Leicesterit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme