Gjykata pasi ka vlerësuar masën e arrestit për ushtarët grekë Aggelos Mitretodis dhe Dimitros Kouklatzis të cilët ishin arrestuar më 1 mars ka vendosur gjykimin e tyre në gjendje të lirë.
Kryeministri grek, Alexis Tsipras, duke përshëndetur vendimin e Turqisë për lirimin e ushtarëve në llogarinë e tij në Twitter tha se “Lirimi i dy ushtarëve grekë është një akt i drejtësisë, i cili do të kontribuojë në forcimin e miqësisë, lidhjeve të mira fqinjësore dhe stabilitetit në rajon”, transmeton Anadolu Agency.
“Unë dua të përgëzoj dy oficerët tanë dhe të falënderoj familjet e tyre për forcën, durimin dhe besimin që kanë treguar në përpjekjet tona. Aggelos dhe Dimitris kthim të mbarë në atdheun tuaj”, shtoi ndër të tjera Tsipras.
Po ashtu edhe Presidenti i Komisionit Evropian (BE), Jean-Claude Juncker, duke bërë të ditur se e ka mirëpritur vendimin për lirimin e ushtarëve grekë të cilët gjykoheshin me masën e arrestit me burg pasi ishin kapur në një zonë të ndaluar ushtarake në qytetin Edirne, është shprehur se “BE-ja do të vazhdojë partneritetin strategjik me Turqinë”.
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë