Arsyeja pse na dhembin këmbët gjatë natës

10:18 | 15 Gusht 2018
A. B.

Hormonet e rritjes tajitin gjatë natës, andaj shkaktojnë ndjenjë të pakëndshme në membranën lidhore e cila mbështjell eshtrat tuaja.

Vogëlushi juaj ankohet që këmbët vazhdimisht i dhëmbin gjatë natës, mirëpo juve ju duket që po shtiret?

Është shumë e sigurt që nuk keni të drejtë dhe që fëmija vërtet ka dhembje, sepse rritet.

Hormonet e rritjes tajitin gjatë natës, prandaj shkaktojnë ndjenjë të pakëndshme në membranën lidhëse e cila i mbështjell eshtrat.

Nëse pyesni fëmijën se ku saktësisht i dhemb, ai nuk do të dijë në mënyrë të saktë t’ju tregojë, sepse ndjenja është specifike.

Dhembja kryesisht shfaqet midis kyçit dhe gjunjëve, por rrallë në pjesën e kofshëve.

Shumica e vogëlushëve ato therje i ndiejnë që në moshën parashkollore, mirëpo ndonjëherë shfaqen edhe kur fillojnë të shkojnë në shkollë.

Kohëve të fundit ankohen shumica e të rinjve, madje edhe vogëlushët 3-4 vjeç.

Mjekët thonë që duhet dalluar këtë dhembje nga të tjerat, sepse ajo kurrë nuk shfaqet ditën, andaj nëse fëmija gjatë shëtitjes apo lojës ankohet që i dhëmbin këmbët, me siguri është për shkak se ai rritet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme