Real Madridi thuhet se është duke kërkuar transferimin e anësorit të Paris Saint Germain, Julian Draxler, për të zëvendësuar në krahun e majtë të sulmit të tyre superyllin Cristiano Ronaldo.
Gjiganti spanjoll ende nuk ka sjellë në skuadër një emër të madh pavarësisht se lejoi Ronaldon t’i bashkohet Juventusit në fillim të kësaj merkato të transferimeve, gjë që duket mjaftë e rrezikshme për të nisur sezonin, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në ‘Don Balon’, Draxler tani është shfaqur si një shënjestër e tyre dhe është një opsion më i përballueshëm se superyjet si Neymar dhe Kylian Mbappe, që gjenden gjithashtu në PSG.
Reprezentuesi i Gjermanisë, një fitues i Kampionatit Botëror me vendin e tij në vitin 2014, është shfaqur si një super talent pavarësisht disa problemeve në konsistencë në karrierën e tij deri tani, transmeton portali arbresh.info.
Madridi mund të jetë një destinacion i mirë për të, megjithatë, këtu është qartë një rol i madh për të që të luaj në klub për shkak synimit të tyre në zëvendësimin e Ronaldos.
‘Los Blancos’ përfunduan në pozitën e tretë në La Liga sezonin e kaluar dhe sigurisht se duhet një përmirësim i madh nga ata për të arritur Barcelonën këtë sezon në mungesë të golave nga Ronaldo.
Draxler është përfolur së fundmi për transferim te Madridi, por në të kaluarën është përfolur se do të kushtoj rreth 70 milionë euro, shifër që duket e saktë për një lojtar të kualitetit të tij dhe eksperiencës me trofetë e fituar./arbresh.info/
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”