Ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar kërkimet për të mbijetuar në qytetin veriperëndimor italian, Gjenova, pas shembjes së një ure në autostradë.
Policia ka thënë se të paktën 26 persona janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur rëndë, teksa dhjetëra makina kanë rënë nga 45 metra lartësi.
Sipas raportimeve, në rrënoja janë dëgjuar zëra të njerëzve duke bërtitur, ndërsa 12 persona janë ende të zhdukur.
Rreth 300 zjarrfikës nga e gjithë Italia kanë përdorur nuhatjen e qenit dhe ngjitjen, si mënyra për gjetje të sa më shumë njerëzve.
“Nuk jemi duke hequr dorë nga shpresat”, ka thënë zyrtari për Zjarre, Emanuele Giffi, për agjencinë e lajmeve AFP, duke premtuar se ekipet do të punojnë vazhdimisht derisa të sigurohet viktima e fundit.
Qindra persona po ashtu janë evakuuar pas shqetësimeve se pjesë tjera të urës mund të shemben.
Shkaku i fatkeqësisë ende nuk dihet, mirëpo ky rast ka nxitur debate për siguri dhe strukturë të këtyre objekteve, transmeton Rel.
Në kohën kur është shembur ura, në qytet ishte duke rënë një shi i rrëmbyeshëm.
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...
Haradinaj mban sot konferencë për media