Tiranë, “Prej muajsh tashmë Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës, kanë hapur e ndjekin çdo ditë kantieret e restaurimit të 19 objekteve të kultit të besimeve të ndryshme fetare, nga jugu në veri. E bukura e restaurimit në pasuritë kulturore janë të papriturat që dalin nga shtresëzimet e monumentit, nën tokë apo nën suva, në themele apo në çati”, shprehet ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro.
Berati është një nga këto sëndukë me thesare që sfidon duke befasuar. Në themelet e Teqesë Helvetive dhe të Xhamisë Mbret, të dyja në restaurim të plotë, (krahas Xhamisë së Beqarëve gjithashtu), kanë dalë në dritë struktura të hershme, të panjohura deri tani.
Ajo shprehet se ,”këto zbulime po studiohen nga specialistët e DRKK Berat dhe të Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, në vijim të vendimit të fundit të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë për të shtrirë gërmimin arkeologjik në të gjithë sipërfaqen, përtej vijës së themelit të Xhamisë Mbret dhe, në konsultim edhe me mbështetësin e pazëvendësueshëm të Trashëgimisë Kulturore, profesor Aleksander Meksin e anëtarët e Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, do t’u paraqiten publikut dhe profesionistëve rezultate më të sakta të këtij zbulimi”.
Ministria Kumbaro shton se ,”deri atëherë gjithçka thuhet e lexoj lart e poshtë, mbetet vetëm hamendësim dashamirës e padurim i justifikuar i të apasionuarve për gjërat e bukura. Por as une, e askush, nuk e fshehim emocionin që ngjall bukuria e mozaikut që shfaqet nën dhE, të cilit nuk do të ngutesha t’i vija asnjë epitet, por pa dyshim po përgatitemi për një destinacion të ri kulturor në hartën e Beratit. Kjo është pak por e sigurt”, përfundon ajo.
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...