Ish-ndihmësja e Trumpit tregon si ndëshkohet ai nga Melania

08:20 | 15 Gusht 2018
Arbresh.info

Ish-ndihmësja e Presidentit Trump, Omarosa Newman, publikoi më në fund librin që flet për vitin që kaloi në Shtëpinë e Bardhë, “Unhinged: An Insider’s Account of the Trump White House.” Është i mbushur me dramë, dhe prandaj jemi këtu.

Omarosa shkruan se Zonja e Parë Melania Trump përdor veshjet për të “ndëshkuar” të shoqin, duke iu referuar dy incidenteve specifike. Një herë, në 2016, Melania veshi një bluzë rozë me fjongo (pussy bow blouse) fill pasi u publikua audioja ku Trump mburrej se prekte gratë në vende intime (grab them by the pussy).

Pastaj, së fundi, Melania veshi një xhaketë që shkruante “I Really Don’t Care. Do U?” (Mua s’më intereson. Po ty?) kur shkoi të vizitonte fëmijët imigrantë pas zbatimit të politikës së ndarjes së prindërve nga fëmijët në kufi me Meksikën.

“Në total, gjithë rebelimet e saj në stil i kanë shërbyer të njëjtit qëllim dhe jo thjesht shpërqendrimit – strategjisë që bashkëshorti e saj e njeh kaq mirë. Unë besoj se Melania i përdor veshjet për të ndëshkuar të shoqin. E veshi atë xhaketë për të nxitur një debat të gjatë mbi pandjeshmërinë e administratës, për të shkatërruar udhëtimin dhe për t’u siguruar që të mos kërkohej prezenca e saj në udhëtime të ngjashme në të ardhmen,” shkruan Omarosa.

Sipas ish-ndihmëses së Trump, Melania po numëron çdo minutë drejt përfundimit të mandatit që ta divorcojë.

Zëdhënësja e Melanias, Stephanie Grisham foli për Newsweek: “Znj. Trump ka folur rrallë, nëse ka folur ndonjëherë, me Omarosan. Veprimet e saj, sidomos pas gjithë mundësive që i dha Presidenti, janë zhgënjyese.”

Dhe kjo s’është asgjë. Në libër, Omarosa flet për sjelljen e papërshtatshme të Trumpit me të bijën, Ivankan, kritikon emra të tjerë të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë dhe shpreh shqetësimin e saj mbi shëndetin mendor të Presidentit.

Në një intervistë me Elle, ajo tha: “Unë nuk mendoj se ai ka kapacitetin mendor të drejtojë vendin. S’është mirë. Presidenti s’është mirë.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme