Gati çdo ditë na ndodh që të gjejmë problematika të ndryshme në autobusët urbanë në kryeqytet, por edhe duhet pranuar se çdo vit cilësia e këtij shërbimi vjen duke ndryshuar.
“Mapo.al” sjell sot një fotogaleri me autobusët urbanë të cilët vetëm disa dekada më parë qarkullonin nëpër rrugët e kryeqytetit, apo dhe qyteteve kryesore të Shqipërisë, por që fotot e shumë prej tyre kanë bërë edhe xhirron e botës…
Autobusat i ndajmë në urbanë, suburbanë dhe interurbanë. Në bazë të këtij përdorimi, konstruktori zgjedh platformën dhe konfigurimin e ndenjëseve brenda bordit.
Duke ju refreruar faqes profesionale “Albanian-Transport” i pari që është dhe në foton kryesore, është “Made in Albania”, i ngjashëm me “Ikarus 60”, që kishte ardhur përpara (më pas dhe Ikarus 620), ndërsa rimorkio është “Karosa B40”.
Përveç të tjerave, në vitet ’80-të punonin rregullisht nga qendra (sahati) për te “Kafja e Remës”, ose të pajtuar për ndërmarrjet ushtarake nga ajo zonë, dy-tre herë në ditë autobus urbanë të tillë. Kjo gjë varej shumë nga turnet e punëtorisë.
Në foton kryesore të autobusit urban me rimorkio “Made in Albania”, shihet shoferi që hap pak derën për fresk… Një tjetër model edhe më i vjetër dhe i rrallë ishte edhe ai i viteve ’70-të, “Škoda 706 RO” me rimorkio “Karosa B40”.
Siç mund të shihet, ky model nuk ka sinjale kthimi me dritë “xixëllonjë”, por në të dy anët, aty ku ndodhen pasqyrat, janë dy krahë lëkundës të ngjashëm me tabelën “stop” të policit, të cilët ngrihen dhe ulen (futen në fole), duke treguar se nga cili krah do të kthehet.
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Graqanicë, ndërhyn KFOR-i...
“Paralizohet” Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë
Policia parandalon një rast të kontrabandimit me emigrant në...
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë