Aleksei Nikolayev, një nga më shumë se 56 milionë rusë që rizgjodhi presidentin Vladimir Putin në mars, tashmë po llogarit koston e mundshme të një ruble më të dobët: më pak fuqi shpenzuese jashtë vendit, çmime më të larta në shtëpi dhe një “vrimë” tjetër në rrip, për ta shtrënguar.
Por Nikolayev, një dizajner grafik 56-vjeçar, i cili shijon udhëtime jashtë shtetit dhe verë të importuar, fajëson Perëndimin, e jo Putin, për “dhimbjen” dhe nuk ka keqardhje për votimin për një politikan që ai e sheh si njeriun e duhur për të udhëhequr Rusinë në këto kohë të trazuara.
“Është e dhimbshme dhe është e pakëndshme, por nuk do të ndryshojë bindjen time politike”, tha Nikolaiev, duke komentuar për rublën që u zhvlerWsua 10 për qind ndaj dollarit, që nga fundi i korrikut, kryesisht për shkak të sanksioneve të reja të Shteteve të Bashkuara mbi Rusinë.
“Në të vërtetë, aq e çuditshme sa mund të tingëllojë, kjo vetëm do të forcojë bindjet e mia. Ata (Perëndimi) po përpiqen të thyejnë Rusinë”, shprehet rusi.
Pikëpamja e Nikolayevit për të mos fajësuar Putin është shumë e gjerë midis rusëve, sipas Stepan Goncharov, një sociolog në sondazhin e Qendrës Levada.
“Njerëzit nuk e kuptojnë me të vërtetë dinamikën pas saj dhe presidenti, tradicionalisht, është i sigurt nga kritikat”, tha Goncharov për Reuters.
Tregimi në Rusi se zhvlerësimi i rublës është rezultat i një komploti perëndimor, ka jehonë të drejtpërdrejtë me Turqinë, aleatin e Rusisë, monedha e së cilës ka regjistruar një rekord të rënieje të hënën. Presidenti turk, Tayyip Erdogan, ka thënë se vendi i tij është objekt i një lufte ekonomike dhe ka thënë se Turqia do të bojkotojë disa importe amerikane në hakmarrje.
Në Rusi, zhvlerësimi i rublës shkakton dhimbje për disa. Çmimi i mallrave të importuara ka gjasa të rritet. Pushimet jashtë shtetit janë bërë edhe më të shtrenjta.
Irina Turina, një zëdhënëse e Unionit të Udhëtimeve Ruse, tha se agjentët e udhëtimit kishin parë që kërkesa për pushimet e paketave të binte me 10-15 për qind javën e kaluar për shkak të paqëndrueshmërisë së rublës.
“Njerëzit të cilët ende nuk kanë paguar plotësisht për pushimet e tyre, po nxiten të paguajnë pjesën tjetër edhe nëse nuk kanë obligim për ta bërë këtë”, tha Turina për Reuters, duke thënë se qytetarët ishin të shqetësuar se bilanci i papaguar do të rillogaritet sipas një niveli më të lartë, të kursit të këmbimit më pak të favorshëm.
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...