Pas presidentit serb, Aleksandar Vuçiq tashmë edhe në qeverinë e Beogradit po e shohin si zgjidhje ideale mundësinë e korrigjimit të kufijve.
Një gjë të tillë e ka thënë zv/kryeministrja serbe, Zorana Mihajloviq në një intervistë për gazetën serbe Kurir.
Ajo ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë sa më shpejt një marrëveshje, që do të kishte përkrahjen e shteteve të mëdha, transmeton lajmi.net.
“Korrigjimi i kufijve? Është një nga zgjidhjet e mundshme. Do të ishte mirë që serbët dhe shqiptarët të arrijnë një marrëveshjeve pasi po kërkohet edhe nga forcat e mëdha. Bota po ndryshon, dhe sot vendet e fuqishme po i dëgjojnë më shumë propozimet e Serbisë”, tha Mihajloviq.
Tutje vartësja e Bërnabiqit, tha se marrëveshja do të duhej të respektonte interesat e shtetit serb.
Ajo shprehu optimizëm të plotë se Vuçiqi është njeriu i duhur për zgjidhjen e këtyre problemeve.
“Vuçiq tha se Serbia dëshiron një marrëveshje të drejtë. Brezi i ynë i politikanëve ka mundësi për ta zgjidhur temën që ka qenë pezull për shumë vite”, tha tutje zv/kryeministrja serbe.
Mihajloviq kërkoi nga spektri politik në Serbi të bashkohen dhe të japin propozime, se si mund të zgjidhet problemi me Kosovën. /Lajmi.net/
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...