Partia nuk po ia ndërron mendjen. Shenj nuk po ia lë as qëndrimi i gruas më të fuqishme në botë Angela Merkel. Lutfi Haziri po insiston që Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës.
“Parimisht deklaratat i ka pas për Ballkanin Perëndimor dhe jo për Kosovën. Specifikisht i atribuohet ish-Jugosllavisë dhe ato parime që ajo i konfirmon, nëse lexohen drejtë, ka të bëjë me mos ndryshim të kufijve se kufijtë janë problem”, tha Haziri për Klan Kosovën.
Sipas tij, Merkel iu referua parimeve të badinterit ku nuk hyn fare territori i Kosovës.
Bile Haziri po beson se bashkimi me paqe i Luginës do të pranohej nga të gjithë.
“Jam ithtar i rregullimit të raporteve me dialog dhe çdo marrëveshje paqësore që prodhohet nuk mund të kundërshtohet nga askush. Besoj se Kancelarja e para ka me përshëndet”, tha kryetari i Gjilanit.
E kundërta sipas Hazirit mund të çojë në konflikt.
“Është e padrejtë që 130 mijë shqiptarë në tre komuna mi lanë në Serbi vetëm për klishe ose vetëm për parime të dikujt”, tha ai.
Një ditë më parë kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel u deklarua se kufijt në shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të paprekshëm./klan kosova/
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...