Raporti nga monitoruesit e sanksioneve të OKB-së vlerëson se në Libi janë rreth 4000 xhihadistë ndërsa pjesa tjetër e grupit ekstremist islamik janë zhvendosur në Afganistan.
Shtetet anëtare u thanë vëzhguesve se anëtarësimi i plotë i ISIS-it në Irak dhe Siri ishte midis 20,000 dhe 30,000 individç, të shpërndarë në mënyrë të barabartë mes dy vendeve.
“Ndër këto është ende një komponent i rëndësishëm i shumë mijëra luftëtarëve të huaj terroristë aktivë”, thotë raporti.
Ekipi i monitorimit të sanksioneve paraqet raporte të pavarura çdo gjashtë muaj në Këshillin e Sigurimit mbi Shtetin Islamik dhe Al-Kaidën, të cilat janë në listën e zezë terroriste të OKB-së.
Deri në janar 2018, ISIS ishte mbyllur në xhepa të vegjël të territorit në Siri, edhe pse raporti tha se grupi tregoi një rezistencë të madhe në Sirinë lindore.
ISIS është ende në gjendje të mbajë sulme brenda territorit sirian. Ajo nuk kontrollon plotësisht asnjë territor në Irak, por mbetet aktive përmes agjentëve që fshihen në shkretëtirë dhe gjetkë, sipas raportit.
Rrjedha e të huajve që largohen nga ISIS mbetët më e ulët sesa që pritej dhe asnjë arenë tjetër nuk është shfaqur si destinacion i preferuar për luftëtarët.
Ka rreth 3,500 deri në 4,500 luftëtarë të ISIS-it në Afganistan dhe ato numra po rriten sipas raportit.
Financat e ISIS-it dhe rrjedha e luftëtarëve të huaj po shkojnë drejtë tharjes, me një shtet anëtar që vlerëson se rezervat e saj totale ishin ‘në qindra miliona dollarë amerikan.
ISIS komandon vetëm 250 deri në 500 anëtarë në Jemen, krahasuar me 6,000 deri në 7,000 luftëtarë për Al-Kaidën.
Në Sahel, shteti islamik në Saharën e Madhe është aktive kryesisht në kufizin midis Malit dhe Nigerisë.
Shabaab-i i lidhur me Al-Kaidën dominon në Somali, por raporti thotë se ISIS ka synim strategjik të zgjerohet në Somalinë qëndrore dhe jugore.
Megjithatë, numri i anëtarëve të ISIS-it mbetet ende i lartë, pavarësisht humbjes së organizatës
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...