Ryshfet edhe për tenderin e therjes së kurbanëve, BIK-u edhe sivjet kurbanët i sjell nga Hungaria

18:56 | 14 Gusht 2018
M. A.

Miliona euro pritet të jetë shuma që kosovarët do të therin kurban, por nga parat që pritet të shpenzohen nuk fitojnë shitësit shqiptar por ata Hungarez.

Kjo po ndodh tash e tri vite me radhë. Arsyetimet e Bashkësisë Islame të Kosovës janë se në vend nuk ka kurban të mjaftueshëm.

Këtë arsyetim BIK-u e mbështet në atë se ka shpallur tender për blerjen e kafshëve për kurban, dhe asnjë kompani apo thertore vendore nuk ka aplikuar.

Kurse pronarët e thertoreve kanë versionin e tyre.

Ata thonë se nuk kanë aplikuar në tenderin e BIK-ut pasi çmimi ka qenë i paleverdishëm për ta.

Madje kanë akuzuar disa zyrtarë të këtij institucioni fetar se u është kërkuar ryshfet për t’u përzgjedhur fitues.

Resul ef. Rexhepi, Sekretar i Përgjithshëm i Kryesisë së BIK-ut ka thënë për portalin arbresh.info se në Kosovë nuk ka cilësi e as sasi të kurbanëve, prandaj sipas tij, kushtet i ka plotësuar kompania Kosova- Farm nga Hungaria, e cila edhe e ka fituar tenderin për herën e tretë duke mos pasur asnjë konkurrent nga Kosova.

Thertoret në Kosovë nuk kanë dashur të aplikojnë, thotë Rexhepi duke shtuar se Hungaria ka ofruar çmim shumë më të ulët dhe sasi më të madhe të mishit.

Nga ana tjetër,  Riza Rrustemi pronar i thertores “ Kasap House” nga fshati Banullë thotë se nuk ka aplikuar në konkursin e BIK-ut për shkak të çmimit.

Ai akuzon disa zyrtar brenda këtij institucioni se i kanë kërkuar ryshfet për tu përzgjedhur fitues në këtë tender, por që ai nuk ka pranuar as të aplikojë.

Rrustemi dyshon se në BIK po bëhen dallavere me paratë e popullit duke thënë se çmimi prej 120 eurosh për kurban është i lartë.

Edhe vitin e kaluar BIK kishte ther kurbanet në Hungari, kurse dy javë pas Bajramit i tërë mishi nuk kishte arritur në Kosovë.

Por kush fshihet prapa thertores në Hungari? Cili biznesmen i fuqishëm kosovar ka lidhjet e veta në thertoret e Hungarisë? Për këto dhe të tjera detaje Arbresh.info do të ju sjell në vazhdim informata shtesë nga investigimi disa javor.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme