Google ADS

Një grup të rinjsh të maskuar i vënë flakën 100 veturave në katër qytetet kryesore të Suedisë, reagon ashpër kryeministri suedez

17:18 | 14 Gusht 2018
Arbresh.info

Më shumë se 100 veturave i është vënë flaka brenda natës në vende të ndryshme të Suedisë, dhe besohet se atë e kanë bërë disa të rinj të maskuar që kishin organizuar një seri sulmesh të koordinuara që i kanë transmetuar live në rrjetet sociale.

Dhjetëra vetura janë djegur të hënën mbrëma në katër qytetet kryesore të Suedisë, Stokholm, Malmo, Gothenburg dhe Uppsala, transmeton Telegrafi.

Kryeministri suedez Stefan Lofven, ka reaguar ashpër pas këtij veprimi  duke thënë “jam i nervozuar shumë, kam vetëm një pyetje për këta të rinj, çfarë dreqin jeni duke bërë?”.

Sipas raportit të policisë rreth 100 vetura janë demoluar plotësisht, si pasojë e vënies së flakës në disa sulme të sinkronizuara në qytete të ndryshme të Suedisë.

Ata gjithashtu kanë bërë të ditur se kanë identifikuar disa prej të rinjve të maskuar që besohet të jenë adoleshentë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme