Më shumë se 100 pacientë dhe punëtorë u evakuan nga një spital në Ishujt Kanarie në mbrëmjen e të hënës pas një zjarri të shkaktuar nga një i afërm i një personi që po trajtohej aty, tha shefi i shëndetësisë rajonale.
Asnjë prej 124 pacientëve dhe 28 punonjës të spitalit në atë kohë nuk u lëndua, por zjarri nxiti skena kaotike të njerëzve që vraponin ose personave që po barteshin me karroca jashtë ndërtesës së djegur.
“Ajo që dimë është se dikush shkoi në polici dhe mori fajin për atë që ndodhi”, tha drejtori i shërbimit shëndetësor rajonal Conrado Dominguez në një konferencë shtypi duke shtuar: “Ky person ishte i afërm i dikujt që po trajtohej në spital”.
Policia tha në Twitter se ata kishin arrestuar një grua me dyshimin se kishte rol në zjarr.
As policia as Dominguez nuk dhanë detaje të mëtejshme, por media spanjolle raportoi se fajtori kishte vënë zjarrin në shenjë proteste të një vonese në trajtim.
“Ata nuk u kujdesën për të (të afërmin) dhe ajo mori një çakmak dhe një shishe oksigjeni dhe e ndezi,” tha një dëshmitar për gazetën El Pais./arbresh.info/
Porsche me motorin elektrik të Teslas
Conrad: Partneriteti me Kosovën, dëshmi e miqësisë së qëndru...
Përleshja mes tifozëve në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Liverpool rikthehet tek fitorja, mposht Bornemouthin bindshë...
Aksident në Korçë, makina përplas një këmbësore
Shkon në 22 numri i të vrarëve në sulmin izraelit në një kom...