Të gjithë ata që përdorin lidhëse flokësh e kanë këtë zakon.
Por të gjithë kritikët e modës mendojnë se ky nuk është zakoni i duhur për t’u ndjekur, pasi ju shëmton.
Shumë kritikë mode, stilistë dhe dizenjatorë, janë ata që merren me detajet e vogla të veshjeve.
Një stilist në një intervistë të vetën tha se nëse dikush i afrohet dhe i kërkon një këshillë për modën gjëja e parë që do t’i thoshte është: “lidhësja e flokëve nuk është një byzylyk, prandaj pse po e mban në kyçin e dorës? Ose vendoseni në xhep, edhe pse mund të jenë shumë të vegjël, është më mirë që ta mbani aty”.
Ose nëse nuk keni xhepa, vendoseni në çantë. Ose në portofol, me fjalë të tjera futeni në ndonjë xhep, sirtar dhe nëse mendoni se njerëzit nuk e vënë re, të jeni të sigurt se ata mund ta vënë re në çdo kohë, shkruan Shije.
Si mund të mos dallosh një vijë të zezë, që gati-gati po ju pret kyçin e dorës, të mbushur me fijë flokësh?
Ky është një zakon i keq, të vendosësh lidhësen e flokëve në kyçin e dorës. Sidomos kur mendon se çdo vajzë shpenzon orë të tëra për të bërë kombinimet e duhura dhe pastaj e shkatërrojnë me një detaj të vogël si ky!
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...