“Ngasësi mashkull është ndaluar nga zyrtarët që kanë qenë në atë zonë”, ka thënë Policia përmes një njoftimi në Twitter.
Policia ka thënë se asnjë armë nuk është gjetur në skenën e përplasjes në zonën Uestminstër.
Ata kanë shtuar se personi i arrestuar nuk është duke bashkëpunuar me hetuesit.
Të paktën dy persona janë plagosur dhe janë duke u trajtuar në spital, mirëpo policia ka thënë se asnjëri nuk është në rrezik për jetën.
Ndalesat e sigurisë janë rritur në Urën Uestminister, pas sulmit të vitit 2017, kur Khalid Masood kishte drejtuar makinën me shpejtësi në këtë pjesë, duke lënë të vdekur katër persona.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar pas sulmit të 14 gushtit, duke dënuar atë që ka cilësuar “sulm terrorist”.
“Një tjetër sulm terrorist në Londër. Këto kafshë janë të çmendura dhe duhet të përballen me ashpërsi dhe fuqi!”, është shprehur presidenti amerikan.
Uragani “Milton”, dëme të jashtëzakonshme ekonomike, rreth 1...
Rama shkon në Hungari, takim me Viktor Orban
Aksioni i policisë në pikat e “Avicenës”, sekuestrohen gjash...
Policia sekuestron një armë zjarri me 25 fishekë dhe tri thi...
Kurti merr pjesë në hapjen e edicionit të 13-të të Festivali...
Afro 3 mijë gjoba u shqiptuan nga policia për 24 orë