Ish deputeti i LSDM-së, Esad Rahiq, prognozon se do të jetë pakënaqësia e madhe te shqiptarët etnik, nëse Maqedonia e lëshon mundësinë për BE dhe NATO, gjegjësisht nëse nuk kalon referendumi. Në emisionin debativ në TV “Alfa”, Rahiq thotë se 80% e qytetarëve duan të hyjmë në NATO dhe askush nuk mund t’i ndalojë, njofton Portalb.mk.
“Ju nuk e kuptoni në cilën botë jetoni”, i thotë Rahiq, bashkëbiseduesit nga partia “E Majta”, e cila është kundër referendumit.
“Për gjashtë muaj, më së voni për dy vjet, do të formohet bashkësi e komunave në Maqedoninë Perendimore, të cilët do të dalin në referendum dhe do të votojnë dhe do të thonë se duan të jetojnë në Maqedoni, megjithatë duan të bëhen pjesë e BE-së dhe NATO-s. Ajo do të ishte bashkësi e komunave. Unë nuk kërcënohem. Në vitin 2001 isha në Rashçe për dallim nga shumë “patriotë” që ishin në Hallkidiki. Po përpiqem të mendoj me kokë të ftohur”, thotë Rahiq.
Ai parasheh se pas referendumit, Zaev do të bëjë rikonstruim të Qeverisë dhe se një pjesë e personave që përfshirë në tenderët kriminale do ta marrin atë që e meritojnë.
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...