PSG ofron 100 milionë për yllin Christian Eriksen

14:55 | 14 Gusht 2018
Arbresh Info

PSG është e gatshme për të shtruar këtë muaj një ofertë madhështore për mesfushorin e Tottenhamit, Christian Eriksen.

‘Daily Express’ thotë se PSG është e gatshme për të shtruar një ofertë 100 milionëshe për Eriksenin para se të mbyllet merkato evropiane e transferimeve më 31 gusht, transmeton portali arbresh.info.

26-vjeri danez ende nuk ka nënshkruar ende kontratën e re të ofruar këtë verë nga Tottenhami derisa bisedimet po zhvillohen dhe kjo ka alarmuar top klubet evropiane.

PSG ka qenë që një kohë të gjatë duke kërkuar shërbimet e Eriksenit, i cili ka qenë një lojtar kryesor te skuadra e Mauricio Pochettinos, dhe ka bërë të ditur interesimin ndaj tij para Kampionatit Botëror.

Por, “Spursët” dëshirojnë të mbajnë në skuadër Eriksenin, i cili ka shënuar 14 gola dhe ka krijuar dhjetë asistime sezonin e kaluar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme