Horror në Gjenova: Shembet ura në Itali, dyshohet se ka zënë disa makina nën rrënoja

13:15 | 14 Gusht 2018
Arbresh.info

Një urë në Autostradën A10 në Genova të Italisë është shembur të martën dhe dyshohet se ka zënë disa makina nën rrënoja.

https://twitter.com/BattelliSergio/status/1029306695586066433

Sipas “Il Corriere Della Sera” autoritetet frikësohen për viktima në urën e Polcevera, e njohur si Ura Morandi.

Zjarrfikësit, ambulancat dhe policia janë nisur për në vendin e ngjarjes. Shembja mendohet të ketë ndodhur nga struktura e saj e vjetruar.

Incidenti ka shkaktuar bllokimin e makinave në trafik.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme