Google ADS

Arrestohet në Shëngjin kosovari që shiste mish të dyshimtë për restorante

12:40 | 14 Gusht 2018
Arbresh.info

Gjysmë ton produkte mishi që tregtoheshin në Shëngjin, u sekuestruan pasi shiteshin në mënyrë të paligjshme dhe jashtë kushteve të sigurisë ushqimore.

Policia e Lezhës bën të ditur se është finalizuar operacioni “Rotten meat”, ku u sekuestruan 528 kg produkte mishi, të prodhuara jashtë kushteve të sigurisë ushqimore, si dhe në bashkëpunim me AKU Tiranë, u bllokua punishtja ku prodhohej, transmeton tch.

“Si rezultat i tij, u arrestua në flagrancë shtetasi Arsim Çurdina, 55 vjeç, banues Kosovë. Ky shtetas, në qytetin e Shëngjinit, me mjetin e tij, është kapur duke tregtuar në disa lokale një sasi prej 528 kg produkte mishi, të prodhuara në mënyrë të kundraligjshme në një ambient në Tiranë jashtë kushteve të sigurisë ushqimore, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve, produkt të cilin, ia shiste restoranteve dhe ” Fast Food-ve” në Shëngjin, si dhe pa faturë tatimore , duke fshehur të ardhurat”, njofton policia.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, për të gjithë subjektet tregtarë dhe personat e përfshirë. Veprat penale në ngarkim të tij ” Fshehja e të ardhurave” “Prodhim dhe shitja e ushqimeve e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin” Manipulimi i tregut” dhe ” Punësim i paligjshëm”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme