Një politikan 71 vjeçar nga Norvegjia ka vendosur të protestojë në mënyrën e tij ndryshe, por origjinale, kundër numrit të madh të krocierave që kalojnë në zonën ku ai bën pushimet me bashkëshorten e tij.
Svein Ingvald Opdal, politikan lokal i Partisë së Gjelbër në Norvegji hoqi rrobat dhe pasi doli si e ka bërë nëna, i tha të shoqes ti bënte një foto.
Ai lakuriq teksa shikon anijet turistike. Foton më pas e postoi të dielën në instagram. Për tv NRK tha se kishte bërë një veprim spontan më shumë për të qeshur
Ata kishin mbërritur në Olden mëngjesin e së mërkurës dhe kishin parë tre krocera. “Më pas kuptuam se aty kishte mbi 11 mijë anije në total dhe nuk jam shumë i kënaqur me këto anije të mëdha” shtoi ai.
Të dielën më pas numrit të anijeve turistike i ishin shtuar dhe dy të tjera dhe në këtë moment i kishte kërkuar të shoqes ti bënte një foto.
Gruaja ia bëri foton por refuzoi që t’ia postonte në Instagram dhe Facebook por politikani vendosi ta bëjë vetë.
Me mbishkrimin “protestoj” politikani postoi foton në instagram duke ngjallur shumë debat.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...