Martin Odegaard do të largohet nga Real Madridi në formë huazimi pasi është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen në Superkupës të UEFA-së.
Skuadra e Julen Lopeteguit është nisur për në Tallin të Estonisë për ndeshje ndaj rivalit të tyre – Atletico Madridit, që zhvillohet nesër, transmeton portali arbresh.info.
Por, 19-vjeçari ishte lojtari i vetëm nga skuadra e parë që është lënë në shtëpi.
Sipas një raporti nga ‘AS’, norvegjezi pritet të siguroj një tjetër marrëveshje në formë huazimi dhe mund të niset për transferim te brigjet britanike.
Aston Villa dhe skuadra Derbey e Frank Lampardit janë ndër klubet nga Championship që kanë shfaqur interesim për shërbimet e tij.
Lojtari sapo ka përfunduar huazimin prej 18 muajsh te skuadra në Eredivisie, Heerenveen.
Odegaard, i cili ishte i pranishëm në çdo ndeshje para-sezonale te Real Madridi, iu bashkua kampioni evropian në vitin 2015 në moshën 15 vjeçare./arbresh.info/
https://twitter.com/realmadriden/status/1029015709010075650
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...