Numri më i madh i vizitorëve në Maqedoni janë nga Turqia

11:35 | 14 Gusht 2018
Arbresh.info

Me muaj të tërë turistët më me numër që e vizitojnë Maqedoninë janë nga Turqia.

Përveç numrit standard të turistëve nga vendet fqinjë, është rritur numri i vizitorëve nga Polonia dhe Kina.

Në muajin korrik Maqedoninë e kanë vizituar 11.717 turistë nga Turqia, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave.

Në muajin korrik Maqedoninë e kanë vizituar 6.133 turistë serb, 2.451 slloven, 5.841 polak, 1.722 vizitorë nga Kosova, 2.687 nga Greqia, 4.887 nga Bullgaria, 1.899 nga Shqipëria, përcjell portali “Faktor”.

4.489 vizitorë kanë qenë nga Holanda, 2.567 nga Kroacia, 1.088 nga Franca, 1.945 nga SHBA, 1.866 nga Izrael, 2.284 nga Kina.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme