Nënë Tereza, një nga 7 qytetarët e nderit në historinë e Amerikës

10:26 | 14 Gusht 2018
Arbresh.info

Çmimi Qytetarë Nderi i Shteteve të Bashkuara , është çmimi me i madh për jo-amerikanet.

Vetëm 7 personalitete jo-amerikane iu është dhënë çmimi Qytetarë Nderi gjatë gjithë historisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në mesin e këtyre personaliteteve është edhe shqiptarja Gonxhe Bojaxhiu-Nënë Tereza.

Çmimi Qytetarë Nderi i Shteteve të Bashkuara , është çmimi me i madh për jo-amerikanet. Vetëm shtatë persona kanë qenë të nderuar me këtë çmim në historinë e Shteteve të Bashkuara , pesë pas vdekjes, dhe dy persona ndërsa ende ishtin gjallë, Nënë Tereza dhe Sir Winston Churchill.

Nënë Tereza (1996) Një vit para vdekjes së saj, Gonxhe Bojaxhiu, e njohur në botë si Nënë Tereza, u bë personi i vetëm së bashku me Churchill që ishte nderuar me çmimin Qytetarë Nderi i SHBA-së, ndërsa ende ishte gjallë.

Edhe pse murgesha shqiptare e cila ishte lauruar me Çmimin Nobel të Paqes dhe çmimin e Presidentit për Medaljen e Lirisë ajo kishte qëndruar pak kohë në Shtetet e Bashkuara, të Misionareve të Bamirësisë, që ajo e kishte themeluar në vitin 1950, duke hapur një kuzhinë që shërbente supë, në strehimoret e emergjencës, për shtëpi pleqsh dhe strehimeve të tjera në të gjithë vendin.

Ajo ishte njoftuar nga ambasadori amerikan në Indi për dhënien e çmimit Qytetare Nderi, në vendin në të cilin Nënë Tereza arriti në vitin 1929, duke ë quajtur murgeshën 86-vjeçare, “një bijë të Amerikës”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme