Nuk është sekret se meshkujt dhe femrat i shprehin ndjenjat ndryshe.
E kjo mund të sjell vështirësi kur dëshironi të mësoni nëse ai është i dashuruar vërtet apo jo.
Por, në mënyrë që ta kuptoni këtë, ekspertët kanë treguar për shenjat që i shfaqin vetëm meshkujt e dashuruar në ju:
Të dëgjon
Sa shpesh i ndajmë storjet jo interesante dhe detajet e panevojshme me tjerët? Rregullisht! Një person i sjellshëm mund t’jua dëgjoj këto histori, të pohojë me kokë, por të mos ju kushtojë shumë vëmendje.
Nëse një mashkull i mban mend storjet për të afërmit tuaj, atëherë kjo do të thotë se ai u ka kushtuar rëndësi fjalëve tuaja. Ai të dëgjon dhe kjo është karakteristikë që tregon se është i dashuruar në ju.
Nuk është kokëfortë
Një mashkull i dashuruar i pranon gabimet, pavarësisht se mund të jenë torturuese për të. Ai e trajton mendimin e të dashurës me respekt, dhe kjo është arsyeja se përse ai gjithmonë është i hapur për kompromise.
Nuk është kundër njohjes me familjen tënde
Njohja me familjarët tuaj është shenjë që tregon se ai për çdo gjë do të jetë afër jush. Ai përpiqet të sillet mirë me të gjithë të afërmit tuaj dhe këtë e bën sepse ju dashuron, e respekton familjen tuaj dhe e kupton se shumë shpejt familja juaj mund të bëhet edhe familja e tij!
E kërkon mendimin tuaj kur i zgjedh rrobat
Meshkujt gjithmonë duan të duken mirë. Nëse një mashkull kërkon nga ju që t’i tregoni çfarë rroba të vesh, atëherë ai patjetër se dëshiron që ju të çmendni pas tij!
Gatuan që t’ju bëjë të ndiheni mirë
Nëse një mashkull gatuan për t’ju kënaqur, atëherë kjo është shenjë e dashurisë!
Nuk frikësohet të duket i ‘dobët’
Është sfidë e vërtetë për meshkujt ta shfaqin dobësinë e vërtetë. Por nëse vërtet ju dashuron, ai nuk do të ndihet i turpshëm të qajë kur e shikoni një film të pikëlluar./telegrafi
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?