Djemtë e trashë kanë nivel më të vogël të testosteroneve, çka rrit rrezikun e krijimit të impotencës.
Shkencëtarët nga Universiteti Buffalo kanë krahasuar 25 djem të trashë dhe 25 djem me masë normale trupore në moshën prej 14 deri 20 vjeç. Zbulimi tregoi që djemtë e trashë kanë madje 50 për qind më pak testosterone, në krahasim me ata me masë normale trupore.
Hulumtimi, i cili është publikuar në revistën Clinical Endocrinology, duhet të vazhdojë dhe të testohet në numër më të madh të djemve, transmeton Telegrafi.
“Ishim të befasuar kur zbuluam që djemtë e trashë kanë madje 50 për qind më pak testosterone”, ka deklaruar udhëheqësi i hulumtimit dr. Paresh Dandona, dhe ka shtuar se si “këto rezultate janë shqetësuese, sepse djemtë e trashë më vonë mund të bëhen impotentë dhe sterilë”.
Trashja në mes djemve është gjithnjë e më e shpeshtë. Stili i jetesës i cili përfshin gjithnjë e më pak aktivitete fizike dhe shprehi të këqija ushqyese është gjithnjë e më i përhapur.
Prindërit duhet t’ua mësojnë fëmijëve shprehitë e shëndetshme jetësore, t’i nxisin në aktivitet fizik dhe të reduktojnë frekuencën e konsumimit të ushqimit të pashëndetshëm dhe të shpejtë.
Shkencëtarët thonë që shkalla e ulët e testosteroneve është e lidhur edhe me shkallën e lartë të yndyrave abdominale dhe nivelit të reduktuar të masës muskulore. E gjithë kjo mund të shkaktojë rezistencë në insulinë, dhe pastaj edhe diabet.
Lajmi i mirë është se mund të kthehet niveli normal i testosteroneve, me kusht që të ushtrohet rregullisht, të hahet në mënyrë të rregullt për t’u hequr kilogramët e tepërt.
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...