Nëse flasim për gabimet gjatë marrëdhënieve seksuale, mund të mendoni se lidhet me “teknikat” apo pozicionet e gabuara.
Në fakt ajo që është më problematike, ndërsa lidheni fizikisht me personin tuaj të zemrës, është komunikimi i pamjaftueshëm në shtrat.
Sipas studimeve, sa i përket marrëdhënieve seksuale, shumica e femrave ankohen për meshkujt se ata tentojnë të “imitojnë” skena nga filmat erotikë, që në shumicën e rasteve, janë pothuajse të pavërteta në jetën reale.
Edhe pse shumica e njerëzve, mendojnë se gjatë marrëdhënieve seksuale nuk duhet të ketë vend për bisedë dhe komunikim, shumë terapistë seksualë nuk pajtohen me këtë, për të vetmen arsye, se komunikimi është mëse i rëndësishëm gjatë seksit.
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...