Procesi që në 2012-n e ka stolisur me “flluskë” denominimin e Kosovës, ia kishte dyfishuar të ardhurat vjetore Edita Tahirit.
Dialogu teknik me Serbinë ka prodhuar shumë marrëveshje që janë konsideruar të dëmshme për Republikën e shpallur në 2008-n, por ka nxjerrë nga kuleta e shtetit edhe miliona euro, që janë shpenzuar për luks nga zyrtarë të rangjeve të ndryshme, shkruan sot “Koha Ditore”.
Vetëm për mëditje, udhëtime, akomodime dhe dreka zyrtare, rreth 2 milionë euro është shuma e shpenzimeve që ish-zëvendëskryeministrja Tahiri dhe bashkëpunëtorët e saj i kanë bërë në kuadër të dialogut teknik. Këtu nuk përfshihen edhe shpenzimet e bëra nga pjesëmarrës të tjerë në dialogun e Brukselit. Atyre shpenzimet ua hiqnin institucionet që u përkisnin.
Dialogu teknik ka nisur në vitin 2011 dhe akoma nuk është përmbyllur. Në këtë proces të ndërmjetësuar nga autoritetet evropiane dhe të zhvilluar në Bruksel, që nga fillimi e deri në fund të vitit të shkuar, Kosova është përfaqësuar nga Edita Tahiri. Dialogu i karakterit politik ka nisur në fund të vitit pasues dhe, në shumicën e kohës, Kosova në të është përfaqësuar nga Hashim Thaçi..
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku