Monstra e Selenicës, 24 vjeçari që shkrehu dy karikatorë me plumba ndaj njerëzve të fisit të tij, duke marrë jetën e 6 të rriturve dhe 2 fëmijëve ka dalë sot para gjykatës për masën e sigurisë. (Më poshtë janë pamjet e para të fytyrës më të urryer në Shqipëri).
Me syrin pak të nxirë dhe shikimin e përhumbur ai nuk ka folur asnjë fjalë. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, por media pati mundësi të filmonte 5 minuta para seancës. Gazetarët nga jashtë kafazit ku mbahej monstra i Selenicës, i kanë drejtuar disa pyetje. Ai i sheh drejt në sy gazetarët dhe nuk flet asnjë fjalë.
-Pse i vrare?
-Po fëmijët pse i vrave?, janë disa nga pyetjet që i drejtohen Ritvan Zykës.
Gjykata caktoi masën e sigurisë vetëm në 30 minuta. Jashtë gjykatës ka qenë vetëm një i afërm i viktimave.
Gjykata kishte caktuar avokat kryesisht Renato Mehmetaj pasi mbi 15 avokatë nuk pranuan të marrin çështjen. Akuza u përfaqësua nga prokurori Saimir Smaka, i cili tha se autori ka pranuar autorësinë dhe është shprehur se me viktimat kishte konkflikte të hershme, pasi e akuzohen se u vidhte pulat.
Kurse gjyqtare e seancës të zhvilluar me dyer të mbyllura dhe nën masa të forta sigurie ishte Esmeralda Habilaj.
***
Ndërkohë, në momentin që 24 vjeçari Ritvan Zykaj po futej në gjykatë, familjarët të një krimi tjetër makabër, vrasjes dhe djegies së trupave të Selkie dhe Olsi Hoxhallarit, protestuan para gjykatës. Në pankartë, ata përveç fotove të dy autorëve që vranë në janar të këtij vitit nënën dhe djalin Hoxhallari, kishin dhe foton e Ridvan Zykës. Protestuesit kërkojnë dënim me vdekje për vrasësit. Edhe një grup tjetër banorësh nga Vlora ishin para gjykatës duke protestuar./Opinion.al
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...