Peter Strzok, agjenti i FBI-së i cili u vu në qendër të akuzave nga republikanët për dërgimin e mesazheve të ngarkuara politikisht që “shqetësonin” presidentin Donald Trump, u shkarkua nga Byroja Federale.
Strzok u bë personi i tretë i rangut të lartë që shkarkohet nga FBI gjatë presidencës së Trump. Aitan Goelman, avokati i Strzok, tha në një deklaratë se Zëvendës Drejtori i FBI, David Boëdich mori vendimin për të ndërprerë marrëdhënien e punës.
Vendimi, shtoi Goelman, ishte në kundërshtim me një rekomandim të Zyrës së Përgjegjësisë Profesionale të Byrosë Federale, e cila kishte kërkuar që Strzok të përballet me një pezullim prej 60 ditësh dhe zvogëlim të përgjegjësive.
“Vendimi për të shkarkuar agjentin special Strzok nuk është vetëm një largim nga praktika tipike e Byrosë, por gjithashtu bie në kundërshtim me dëshminë e drejtorit ëray para Kongresit dhe sigurimet e tij se FBI synonte të ndiqte procesin e rregullt në këtë dhe të gjitha çështjet e personelit”, tha Goelman.
Ai tha se shkarkimi i klientit të tij ishte i motivuar politikisht dhe se tekstet e tij përfaqësonin fjalimin politik të mbrojtur me Amendamentin e Parë.
Ish-drejtori i FBI-së James Comey dhe drejtorin e posaçëm të FBI-së, Andrew McCabe, janë dy zyrtarët e tjerë të shkarkuar më herët gjatë presidencës së Trump.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D