Google ADS

Doni të bëheni i pasur? Ju mjaftojnë pak rregulla për t’ja arritur

23:05 | 13 Gusht 2018
Arbresh.info

Gjeni, investues i madh dhe ide brilante, Warren Buffett na tregon nëpërmjet pak rregullave, sesi të bëhemi të pasur…

Ai e kaloi jetën e tij duke shpërndarë këshilla për të gjithë ata që donin të dëgjonin, duke marrë në këtë mënyrë emrin Orakulli i Omahas.

Këshilla për jetën

1 – Duhet që disa gjëra në jetën tuaj t’i bëni mire, për aq kohë sa nuk bëni shumë gjëra gabim.
2 – Nuk është e nevojshme të bëni gjëra të jashtëzakonshme për të marrë rezultate të jashtëzakonshme.
3 – Ajo që mësojmë nga historia është se njerëzit nuk mësojnë nga historia.
4 – Zinxhirët e zakonit janë shumë të lehta për t’u ndjerë, për aq kohë sa janë shumë të rëndë për t’u këputur.
5 – Ka disa qenie njerëzore që u pëlqen që të ndërlikojnë gjërat e thjeshta.
6 – Asgjë nuk i bën më shumë dëm racionalitetit se sa shumat e mëdha të parave të fituara pa përpjekje.
7 – Të duhen 20 vjet për të ndërtuar një reputacion të mirë dhe 5 minuta për ta shkatërruar atë. Nëse e mendon këtë do bësh shumë gjëra ndryshe.
8 – Është mirë të shoqërohesh me njerëz më të mirë se vetja. Zgjidhi ata dhe do të shkosh në drejtim më të mirë.
9 – Çmimi është ai që paguan, por ajo që merr janë vlerat.

Këshilla për investimet tuaja…

1 – Cilësia më e mirë për një investitor është temperamenti, jo intelekti. Një gjendje që të shkakton kënaqësi të madhe si të jesh me turmën, apo kundër saj.
2 – Investimi i suksesshëm do kohë, disiplinë dhe durim. Pavarësisht sa i madh qofte talenti apo përpjekja disa gjëra marrin kohë.
3 – Nuk është nevoja të ecet me hapa të mëdhenj. Por të ecësh para me hapa të vegjël.
4 –  Mundësitë vijnë vazhdimisht. Kur shiu është i artë mos hap çadrën, por vendos koshin ta mbledhësh.
5 – Ndryshimi është mbrojtje kundër injorancës. Ka kuptim për ata që e dine se çfarë po bëjnë.
6 – Unë jam investues i mirë sepse jam biznesmen dhe jam biznesmen i mirë sepse jam investues.
7 – Është shumë më mirë të blesh një kompani të mirë me një çmim të arsyeshëm, se sa një kompani modeste me çmim të lartë.

8 – Ajnshtajni tha se ka 5 nivele ngjitjeje të inteligjencës: i zgjuar, inteligjent, brilant, gjeni dhe i thjeshtë.

9 – “Do ju tregoj si të bëheni të pasur. Mbyllni dyert. Mos kini frikë kur të tjerët të tregohen të babëzitur. Dhe jini të pangopur kur të tjerët janë të frikësuar”.
10 – Është një shprehje për të treguar se çelësi i investimit është të blesh lirë dhe të shesësh shtrenjtë.
11 – “Iu them studentëve, kur të mbërrini në moshën time do të jeni të suksesshëm nëse njerëzit që ju shpresonit t’ju donin, ju duan”
12 – Është e rëndësishme të dëgjosh në fund të ditës që paraja nuk është gjëja më rëndësishme në jetë.
13 – “Ndryshimi mes njerëzve të suksesshëm dhe njerëzve vërtetë të suksesshëm është se njerëzit shumë të suksesshëm i thonë jo pothuajse çdo gjëje”.
14 – “Kam parë më shumë njerëz të dështojnë për shkak të pijeve dhe borxheve. Nëse je i zgjuar mund të bësh shumë para pa marrë borxh”.
15 – Më shumë mëson nga gabimet e të tjerëve se sa nga sukseset e njerëzve.
16 – Nëse qëndron në vend me po të njëjtën dije që ke, bëhet më keq. Faktori kyç është të vazhdosh të mësosh, dhe nuk besoj se njerëzit që nuk e pëlqejnë procesin e të mësuarit, do të vazhdojnë të mësojnë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme