Behgjet Pacollli, mesazh për ndjekësit e tij në facebook

20:12 | 13 Gusht 2018
V. S.

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli këto ditë po pushon në bregdetin shqiptar. Dje ai u pa në shoqërinë e presidentit Hashim Thaçi ku këtë të fundit e kishte mirëpritur në jahtin e tij luksoz.

Fotot në shoqërinë e presidentit Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli i publikoi në llogarinë e tij në Facebook.

Po nëpërmjet një shkrimi në Facebook, kryetari i AKR’së ka dhënë një përgjigje.

“Postimet e mia në Fb tim janë të dedikuara ekskluzivisht për miqtë e mi. Ata që nuk i duan, nuk janë të detyruar t’i lexojnë ato. Disa komentues kanë frikë se mos po abuzohët më buxhetin e shtetit! Nga unë kurrë mos keni frikë për këtë çështje, unë jetoj nga rezultatet e punës sime të gjatë dhe të mundimshme! Faleminderit!”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme