Edhe pse i zënë me projekte filmike, aktori i njohur Ryan Reynolds gjithmonë gjenë kohë për familjen e tij.
Ylli 41 vjeç i filmit ‘Deadpool’, është shfaqur të dielën me bijat e tij, Inez dhe James, derisa i shoqëronte në ndejën me temën ‘Deadpool’ për fëmijë në New York.
Me ta ishte edhe bashkëshortja e aktorit, aktorja Blake Lively. Në fotot e marra shihet aktori i cili po mban vajzën e vogël në dorë, ndërsa vajza tjetër qëndron në trotuar e veshur me një fustan të kaltër me pika dhe kokën plot kaçurrele bionde.
Blake qëndronte shumë afër tyre, e veshur me një kapelë, xhaketë me vija dhe fustan të lirshëm me ngjyrë blu.
Inezi e vogël dukej shumë e lezetshme në shortse shumëngjyrëshe dhe bluzë të rrudhosur blu, derisa babai i tyre shfaqte figurën e tij të mprehtë në pantallona të bardha, këmishë dhe kapelë të kaltër.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...