Niko Kaliniç u prezantua si lojtar i Atlético Madrid në “Metropolitan Wanda”.
I shoqëruar nga Enrique Cerezo dhe Andrea Berta, sulmuesi kroat tregoi synimet e tij në këtë fazë të re të karrierës dhe rrezatoi entuziazëm të madh, me një qëllim: “Unë do të bëj çmos për këtë klub, do ta ndihmoj në arritjen e objektivave”.
Debutimi me Atletico Madrid: “U ndjeva shumë mirë, ishte loja e parë në këtë stadium madhështor. Është fillimi, duhet të mësohem me punën, kolegët e mi, më duhet më shumë kohë”.
Superkupa e Europës: “Ne do të japim maksimumin, por do të jetë e vështirë kundër një rivali të madh, si Real Madridi. Shpresoj se do të fitojmë”.
Incidenti në Botëror: “Nuk kam shumë për të thënë për këtë. Ajo që ndodhi në kombëtare, ndodhi. Ishte një vendim i trajnerit tonë për të mos më llogaritur mua, e pranoj atë. Nuk desha të pranoj medaljen e nënkampionit të botës për shkak se nuk kam konkurruar, nuk luajta, nuk e kam ndihmuar Kroacinë të merrte atë rezultat të madh. E lë këtë histori prapa, çfarë ndodhi, ndodhi.
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin