Referendumi në Maqedoni, për katër ditë 528 aplikime nga diaspora

14:50 | 13 Gusht 2018
Arbresh.info

528 është numri i kërkesave nga qytetarëve për votim tek institucionet diplomatike të Republikës së Maqedonisë të dorëzuar përmes ueb-faqes të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Qytetarët e Maqedonisë nga data 09.08.2018, kanë mundësi të kontrollojnë të dhënat në Listën Zgjedhore për votim në referendumin e 30 shtatorit. Kontrollimi do të zgjasë deri më 23 gusht 2018. Votimi i diasporës do të mbahet më 29 shtator, transmeton Alsat M.

Kontrollimin e të dhënave qytetarët mund ta bëjnë nëpërmjet ueb faqes së KSHZ-së si dhe në zyrat rajonale dhe ato të KSHZ-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme