Bakayoko kryen testet mjekësore me Milanin, zgjedh numrin e fanellës

14:29 | 13 Gusht 2018
Arbresh.info

Bakayoko ka mbërritur në Milano.

Ai mund të quhet një futbollist i Milanit tashmë edhe zyrtarisht.

Francezi ka kryer vizitat mjekësore që kanë rezultuar të sukseshme dhe nuk kanë shfaqur ndonjë problem.

Mesfushori i mbërritur nga Çelsi do të qëndrojë për 1 vit te kuqezinjtë.

Në fund të sezonit Milani mund ta blejë francezin duke nënshkruar një kontratë 4 vjeçare.

Bakajoko, sipas “Sky Sport”, do të mbajë mbi shpinë numrin 14. Ai është vetëm 23 vjeç dhe do ta ndihmojë Gatuzon ti jap një impuls të ri mesfushës.

Pasditen e sotme mesfushori do të prezantohet edhe zyrtarisht dhe do te jap konferencë për shtyp.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme