20 tërmete vazhdojnë të shkundin Dibrën

14:05 | 13 Gusht 2018
Arbresh.info

Pas tërmetit të fuqishëm të së shtunës, zona e Dibrës vijon të lëkundet me tërmete më të vegjël.
Sipas IGJEUM, janë rreth 20 tërmete të tjera në këtë qark, pas atij 5.1 ballë. Lëkundjet e tjera kanë qenë me intensitet nga 1.8 në 3.2 ballë, dhe me epiqendra afër Bulqizës dhe fshatit Vinjoll të Dibrës.

Sipas sizmiologut të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Mjedisit dhe Ujit, lëkundjet sizmike do të vazhdojnë: “Mendoj që do të ketë pasgoditje të tjera, nuk mund të them se sa do të jetë intesiteti i tyre, dmth a do të jetë njësoj me atë të gjirit të Lalzit apo do të jetë me një ritëm më të ulët, por që pasgoditje do të ketë”. /TCh

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme