Zvicerani thyen rekordin botëror në kërcim nga shkëmbi (Video)

09:26 | 20 Gusht 2015
Arbresh.info

Lazaro Schaller (26) ka thyer rekordin botëror në kërcim nga shkëmbi, nga një lartësi prej 58.8 metrash. Kërcimin e kishte realizuar në Maggiatal.
Lartësia e shkëmbit ishte më shumë se Kulla e Pizës (56.71 metra) ose një ndërtesë 19-katëshe.

Rënia e tij e lirë zgjati katër sekonda dhe uji ishte trazuar me një shpejtësi prej 123 kilometra në orë.

Atleti 26-vjeçar ishte përgatitur një kohë të gjatë për një kërcim të tillë të rrezikshëm, transmeton albinfo.

https://www.youtube.com/watch?v=DNa1GiDyjtU

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme