Google ADS

Rikthehet Rooney i vjetër, fiton topin dhe asiston në mënyrë të jashtëzakonshme

11:14 | 13 Gusht 2018
Arbresh.info

Eayne Rooney ka qenë heroi i minutave të fundit të DC United në ndeshjen ndaj Orlandos në mëngjesin e sotëm.

Falë një përkushtimi të jashtëzakonshëm të anglezit, DC United nga një humbje eventuale në minutën e 96′, preku “qiellin” duke shënuar golin e fitores, përcjellë “Lajmi.net”.

Orlando nisi një kundërsulm të shpejtë që me shumë gjasë do të përfundonte me gol, po të mos ishte një ndërhyrje jetike e Rooneyt.

Më pas ish-i i Unitedit nisi një aksion, asistoi për mrekulli për golin e fitores dhe stadiumi shpërtheu në festë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme