Google ADS

Pakistan: Katër të vdekur në një shpërthim në minerë

00:50 | 13 Gusht 2018
Arbresh.info

Së paku katër minatorë kanë vdekur në një shpërthim gazi në një minierë qymyri në Pakistan.

 

Policia njoftoi se 13 minatorë mbetën të ngujuar në minierë.

Zyrtari i policisë Wajit Kan tha se aksidenti ndodhi në fshatin Sandzda, rreth 50 kilometra në lindje të Keta.

Ai ka shprehur frikën se minatorët e ngujuar në minierë mund të kenë vdekur.

Sipas tij, rrjedhjet e gazit e bëjnë të vështirë shpëtimin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme