Barcelona është fituese e Superkupës së Spanjës për vitin 2018
Katalanët kanë arritur që në finalen e zhvilluar në Maroku të mposhtin Sevillan me rezultat 2:1, duke përmbysur rezultatin.
Fillimi i ndeshjes i takoi Sevillas, që në minutën nëntë përmes Sarabia shënoi për 0-1.
Barcelona vuajti shumë për të arritur barazimin.
U desh të pritej minuta e 42’, dhe Gerard Pique shënoi për 1:1.
Barcelona përmbysjen e rezultatit e arriti në minutën e 82′, kur Ousmane Dembele shënoi një gol të bukur nga distanca.
Në minutën e 90′, Sevilla kishte një mundësi të artë për të barazuar rezultatin, por portieri Ter Stegen bëri punën e heroit duke i pritur penalltinë Ben Yedderit.
Me triumfin në këtë finale, Barcelona siguron titullin e 17-të të Superkupës së Spanjës./Lajmi.net
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...