Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka reaguar ndaj atyre që pohojnë se ndryshimi i kufijve në Ballkan nënkupton luftë.
Përmes një postimi në “Facebook” ai ka deklaruar se me këtë po duan të tmerrojnë njerëzit e të krijojnë panik në opinionin publike.
Sipas tij, nëse ndodhin ndryshimet e kufijve, atëherë kjo do bëhej me bekimin e ndërkombëtarëve dhe në këtë mënyrë nuk do të ketë luftë, por do të vendoseshin themele serioze të paqes mes Kosovës dhe Serbisë.
“Këto ditë nuk po pushoj së çudituri nga pohime absurde se ndryshimi i kufijve nënkupton luftë. Kështu po duan të tmerrojnë njerëzit e të krijojnë panik në opinionin publik se mund të kemi luftë dhe mund të destabilizojmë krejt Ballkanin. E vërteta është se nëse ndryshohen kufijtë, kjo mund të bëhet vetëm me marrëveshje dhe me bekimin ndërkombëtar. Dhe në këto rrethana, jo që do të ketë luftë, por do të vendosen themele serioze të paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë, në mes të shqiptarëve dhe serbëve. Ata që po i fryjnë frikës së një lufte të re nëse preken kufijtë, janë kryesisht ata që kanë investuar apo vetë janë produkt i investimit të konceptit multi-etnik të Kosovës (me mbi 92% shqiptarë!!!), si rrjedhim ata që kanë qenë pjesë e projektit të Kosovës ahtisariane (me pavarësi nga jashtë por jofunksionale brenda) dhe të krijimit të “njeriut të ri” – kosovarit ahtisarian, por edhe të tjerë naivë e ekzibicionistë medial e politik”, ka shkruar Murati.
Një nxënës sulmoi me thikë mësuesen dhe disa nxënës në Zagre...
Osmani: Lidhja e thellë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ësht...
Spiropali: Kosova meriton anëtarësimin në BE
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës